VIDEO/Protesta e opozitës së bashkuar, deputetët dorëzojnë publikisht mandatet

VIDEO/Protesta e opozitës së bashkuar, deputetët dorëzojnë publikisht mandatet

59
0
Shares

Protesta e opozitës ka nisur me fjalime të shkurtra të dhëna nga qytetarët dhe nga opozitarët e dy partive.

Deri më tani protesta duket të jetë e qetë, ndërsa është shoqëruar herë pas here me ovacione dhe thirrje kundër kryeministrit Rama.

Ka qënë disa deputetë të cilët kanë folur, duke filluar me Nora Malajn, Ervin Salianji, Grida Dumi, Jorida Tabaku etj.

Mësohet se të gjithë janë të lirë të flasin në protestë duke dhënë mesazhe të ndryshme dhe thirrje që Rama të largohet.

Deputetët kanë dorëzuar publikisht mandatet e tyre. I pari ka qenë Ervin Salianji.

Ervin Salianji: Më datë 16 dëgjuam zërin e qytetarëve. Sot mandati im, mandati i Ervin Salianjit iu takon juve, fitore!
Nora Malaj: Mandati im për të gjitha gratë dhe vajzat që e duan Shqipërinë e lirë.
Luan Baçi: Mandati im është i juaji. Të gjithë bashkë “Rama ik!”.

Gent Strazimiri: Përshëndetje njerëz të lirë. Si sot 28 vjet më parë Gramoz Ruçi bëri veprimin e parë si ministër i brendshëm i diktaturës. Sot pas 28 vitesh kryetari i parlamentit rrethon me tela me gjemba parlamentin sepse ka frikë nga populli.

LIVE

LIVE – Protesta e qytetarëve të lirë

Publiée par Lulzim Basha sur Jeudi 21 février 2019

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY