Rama shmang protestuesit, largohet sapo ata mbërrijnë në Kryesinë e Kuvendit

Rama shmang protestuesit, largohet sapo ata mbërrijnë në Kryesinë e Kuvendit

102
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka qënë në një takim me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi gjatë momentit kur protestuesit ndodheshin para Parlamentit.

Ai ka lënë menjëherë ambientet e Kryesisë së Kuvendit sapo ka mësuar se turma e protestuesve po drejtohet për në këtë institucion. Protestuesit tashmë ndodhen me deputetët e opozitës, të cilët janë tek Kryesia për të dorëzuar zyrtarisht mandatet.

Rama ndodhej në këtë institucion ku po zhvillonte një takim me Gramoz Ruçin, kryetar të Kuvendit, por pas thirrjes së Lulzim Bashës, është drejtuar për në ambientet e Kryeministrisë, pak metra më larg.

Një numër i madh protestuesish ndodhen rreth e rrotull Kryesisë së Kuvendit, ku edhe policia është bërë gardh për të mos lënë protestuesit të hyjnë apo të dëmtojnë institucionin.

LIVE

LIVE – Drejt Kuvendit per te dorezuar mandatet

Publiée par Lulzim Basha sur Jeudi 21 février 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY