VIDEO/’Tërheqja e policisë, skenar i Ramës për përplasje’

VIDEO/’Tërheqja e policisë, skenar i Ramës për përplasje’

67
0
Shares

Protesta ka qënë e qytetarëve dhe liderët e PD kanë qëndruar të mënjuar për ti lënë mundësinë qytetarëve të marrin në drejtim protestën dhe shprehur revoltën e tyre ndaj kryeministrit Rama.

Basha e ka quajtuar lejimin e prishjes së kordonit si një skenar i Ramës për të nxitur dhunën dhe për të adresuar fajet tek opozita.

Basha tha se me tërheqjen e policisë, Rama tregoi se ka skenar perplasjeje, duke nxjerrë gjendjen jashtë kontrollit!

Protestuesit erdhën për të  protestuar pa dhunë. Policia ka ndêrprerë kontaktin me organizatorët.

Ky që shohim është një skenar. Ju e patë sesi, pas një përpjekjeje fare të lehtë nga një grup banorësh të Unazës, papritur u ça kordoni i policisë, që të përdorej dhuna, të hidhej gazi lotsjellës. Dhe e gjitha kjo që dëgjoni në altoparlant, është pjesë e një skenari kriminal të policisë, të vënë nën urdhrat e Edi Ramës, për të provokuar një gjendje të tillë. Protestuesit kishin ardhur për të demonstruar paqësisht, pa dhunë.

”Po flisnin qytetarët. Në qendër të sheshit po flisnin qytetarët e Unazës, po flisnin fermerët, studentët, minatorët dhe, për shkak të skenarit të tyre ogurzi, tani gjendja ka dalë jashtë kontrollit dhe nuk duket asnjë polic, askund. Nuk merr kontakt me organizatorët e protestës, por vazhdon t’i fryjë skenarit të përplasjes dhe të dhunës me këto mesazhe idiote. Policia nuk po zbaton ligjin, policia e ka thyer ligjin” tha Basha.

LIVE

LIVE – Protesta kombëtare

Publiée par Lulzim Basha sur Samedi 16 février 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY