“Pazari i Ramës me makinat?”/ Vasili: Ç’qeveri batakçinjsh është kjo

“Pazari i Ramës me makinat?”/ Vasili: Ç’qeveri batakçinjsh është kjo

171
0
Shares

“Pazari i Edi Ramës me makinat!? Edi Rama vuri ndalimin e hyrjes se makinave para vitit 2008 dhe tha se ato shkatërronin mjedisin. Tani na thotë se do ta rishohë vendimin se i kanë ardhur ca ankesa në portal”.

Kështu shkruan në Facebook kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i cili ironizon duke thënë se tani nuk e dëmtojnë më mjedisin, apo se tani përmirësojnë xhepin e Kryeministrit me ndonjë ryshfet të majmë.
Sipas kreut të Grupit Parlamentar të LSI, në fund të fundit qytetari i pëson të gjitha dhe se bashkëqeverisja me qytetarët është “bashkësia e hajdutërisë kundër qytetarëve”.

Ja postimi i Vasilit:

Pazari i Edi Rames me makinat !?

Edi Rama vuri ndalimin e hyrjes se makinave para vitit 2008 dhe tha se ato shkaterronin mjedisin.

Tani na thote se do ta rishohe vendimin se i kane ardhur ca ankesa ne portal.

Po tani nuk e demtojne me mjedisin??? Apo tani permirsojne xhepin e kryeministrit me ndonje rryshfet te majme.

Turp i madh,ç’qeveri batakcinjsh eshte kjo.

Po tere ata qytetare,qe u demtuan nga ky vendim dhe blene nga halli makina me te shtrenjta se cfare ju mbante xhepi.

Apo atehere ishte pazari me te tjera grupe qe shisnin makina.

Jua moren atyre leket ne ate kohe dhe tani u kthyen qe te marrin keto te tjerat me grupe te tjera.

Ne fund te fundit qytetari i peson te gjitha.

Bashkeqeverisja me qytetaret eshte bashkesia e hajduterise kunder qytetareve.

Ne 16 shkurt kunder kesaj hajduterie te perditshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY