‘Filloi numërimi mbrapsht’, Tahiri jo më i shqetësuar: Gjykata pranoi kërkesën time

‘Filloi numërimi mbrapsht’, Tahiri jo më i shqetësuar: Gjykata pranoi kërkesën time

156
0
Shares

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dukej i kënaqur këtë mesditë, teksa doli  nga Gjykata e Krimeve të Rënda dhe dha lajmin se është pranuar kërkesa e tij për të mos u zgjatur hetimet për të.

Tahiri tha se kjo maratonë po shkon drejt fundit dhe se prokurorët do të kenë kohë deri më 10 mars që të mbyllin hetimet.

”Deri më 10 mars besoj që edhe prokuroria do ketë kohë të mbyllë hetimet. Kam pasur durim dhe do kem akoma, ashtu siç kam pasur forcë për t’ju shpjeguar të gjithë qytetarëve të vërtetën time deri në gërmën e fundit .Më vjen mirë që jam në këtë fazë. Gjykata më dha të drejtë, kjo histori nuk mund të zgjasë pafund”,– tha ai.

Më 17 Janar të këtij viti, organi i akuzës njoftoi se do të zgjasë edhe me tre muaj afatet e hetimit. Shkak për zgjatjen e hetimeve është bërë letër-porosia që autoritetet shqiptare i kanë dërguar Malit të Zi dhe Katanias.

Përgjigja ende nuk ka ardhur dhe dosja nuk mund të dërgohet për gjykim nëse nuk ka përfunduar procesi i hetimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY