Lezhë, nxirret pas 12 ditësh trupi i peshkatarit që u mbyt në...

Lezhë, nxirret pas 12 ditësh trupi i peshkatarit që u mbyt në Drin

77
0
Shares

Është gjetur trupi i pajetë i peshkatarit nga Lezha, i cili u mbyt 2 javë më parë në lumin Drin.

Trupi i pajetë i 54-vjeçarit Agim Zeqja është gjetur rreth 300 metra larg vendit ku u mbyt.

Agim Zeqja u mbyt më 28 janar, ndërsa familjarët fajësuan autoritetet se për të kërkuar trupin e njeriut të tyre kishin sjellë polumbar amatorë.

“Sot është dita e tretë që nga humbja e vëllait, përsa i përket shtetit, ka ardhur formalisht në darkë pas 6 orësh, kanë bërë një zhytje amatorësh. Sa i përket ditës së djeshme, mund të themi se ishte e papërshtatshme ndërhyrja, por sot ora është 13 dhe ende asgjë. Sa i përket shoqërisë dhe çunave me skafa privatë dhe të gjitha mjetet kanë qenë në gadishmëri, ndërsa shteti pothuajse nuk funskionon fare. I bëj apel shtetit që të vihet në lëvizje për të gjetur vëllain tim. Është turp që shteti vjen me dy amator polumbarë, pa një mjet lundrues e pa asgjë tjetër, thjeshtë formalisht”, – tha Shyqyri Zeqja, vëllai i viktimës pka ditë pas ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY