Komisioni për Ekonominë s’kualifikon tre nga katër kandidatët për kryetar Bordi të...

Komisioni për Ekonominë s’kualifikon tre nga katër kandidatët për kryetar Bordi të AMF-së

83
0
Shares

Komisioni për Ekonominë dhe Financat zhvilloi të martën një seancë dëgjimore për plotësimin e vendit vakant, për kryetar  Bordi  të AMF-së me kandidatët: z. Pajtim Melani, z. Bilal Kola, z. Ardit Çollaku dhe z. Olsi Çoku por shtyu vendimmarrjen për verifikimin e CV nëse plotësonin kriteret ligjore dhe nëse ishin në kushtet e konfliktit të interesit.

Burimet konfidenciale thanë për median se nga vlerësimi ligjor i Departamentit të Monitorimit të institucioneve të pavarura në Kuvend rezultoi se vetëm z. Melani plotëson kriteret ligjore ndërkohë që janë skualifikuar tre kandidatët z. Bilal Kola, z. Ardit Çollaku dhe z. Olsi Çoku. Ky i fundit kishte garuar edhe për pozicionin e zv.drejtorit të AMF, po gjithashtu ishte skualifikuar për mosplotësim kriteresh nga Ministria e Financave e cila konfirmoi znj. Mimoza Kaçi në këtë pozicion.

Gjatë fjalës së tij, z. Melani u shpreh se tregjet financiare që janë mbikëqyrur nga AMF-ja  kanë pasur zhvillime pozitive. Sipas tij, për vitin 2018 e deri tani janë  tregtuar më shumë se 21 milionë euro letra me vlerë dhe se tregu i pensioneve private ka pasur rritje vjetore në 26%. Z. Melani  tha se AMF është fokusuar në rritjen e besimit tek konsumatorët dhe investitorët, duke miratuar një strategji të posaçme. Ndërsa, z. Olsi Çoku theksoi se nga AMF duhet edukim periodik i publikut, për instrumentet që mund të rrisin kapitalin, duhet rritje e besimit për qëndrueshmërinë e subjekteve financiare që shesin dhe blejmë tituj, dhe pasi konfirmohet besueshmëria, atëherë kompanitë mund të jenë gati për tituj privat. Çoku. Z. Bilal Kola dhe z. Ardit Çollaku prezantuan eksperiencat dhe përvojat në fushën e menaxhimit dhe shprehen bindjen se  plotësojnë  të gjitha kriteret për këtë pozicion.

Ligji “Për AMF” është shumë i rreptë sa i përket konfliktit të interesit dhe parashikon se “nuk mund të jenë anëtarë të Bordit të Autoritetit persona, të cilët: (a) në tre vitet e fundit kanë qenë ortakë, aksionarë, apo anëtarë të organeve drejtuese të subjekteve të mbikëqyrura; (b) kanë lidhje familjare me personat e parashikuar në shkronjën “a” të këtij paragrafi;(c) në tre vitet e fundit kanë qenë punonjës me kohë të pjesshme apo të plotë në subjektet e mbikëqyrura.

Pozicioni i kryetarit të Bordit të AMF-së sipas ligji nr. 9572, datë 03.07.2006 “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare” është tagër ligjor i Komisionit të Përhershëm për Ekonomi dhe Financa dhe është shpallur për konkurrim në njoftimin e Kuvendit të datës 11 janar 2019. Pas votimit nga Komisioni kandidatura për kryetar të Bordit i kalon Kuvendit në seancë plenare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY