VIDEO/Largohet nga RTSH, moderatorja rrëfen për programin e ri ku do të...

VIDEO/Largohet nga RTSH, moderatorja rrëfen për programin e ri ku do të shfaqet

700
0
Shares

Ditën e sotme në media u bë i ditur lajmi që Viola Spiro, moderatorja e njohur sportive është larguar nga ‘RTSH’ për t’u bërë pjesë e skuadrës së ‘Klan Plus’.

Për  ‘RevistaWho.Com’ ajo zbuloi pak nga detajet për programin e ri që do të drejtojë në ‘Klan Plus’. Moderatorja ka theksuar se është shumë mirënjohëse për të gjithë sezonet që ka kaluar në ‘RTSH’ dhe për stafin me të cilin ka punuar për një kohë të gjatë.

”Pas 2 sezonesh të ‘Europa League’ dhe një botërori shumë të  suksesshëm në ‘RTSH’ vendosa të pranoj ofertën e ‘Klan Plus’ që do pasurohet me programacion dhe unë do kem hapësirën time tek sporti. Do jem çdo ditë ‘live’ mbas edicionit qendror të lajmeve, me studio ‘Sport Plus’ ku do përcjell çdo lajm dhe ngjarje sportive edhe me të ftuar herë pas here. Është shumë i ngjashëm me transmetimet e ‘Sport Mediaset’. Kam mbi 5 vjet në fushën e sportit dhe e kam me shumë dëshirë të vazhdoj të qëndroj vetëm tek ky format”,-u shpreh Viola.

Spoti i emisionit:

Së shpejti, Sport Plus në Klan Plus! #tvklan #klanplus #sportplus @turjanhysko @violaspiro @ergi_picaku @erjontodhe @rtvklan @klanplus

Publiée par Jurgen Zela sur Lundi 4 février 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY