Krimi në Vlorë, flasin fqinjët: Burri ishte shumë xheloz, e rrihte gruan...

Krimi në Vlorë, flasin fqinjët: Burri ishte shumë xheloz, e rrihte gruan vazhdimisht

165
0
Shares

Fqinj dhe të njohur të familjes Lera kanë dhënë dëshmitë e para lidhur me çiftin e bashkëshortëve që u bënë protagonistë të ngjarjes së rëndë të ndodhur në Vlorë.

Ata thonë se Teodori, i cili thirrej si Todi, ka ushtruar vazhdimisht dhunë ndaj bashkëshortes së tij Eva.

Një prej tyre tregon për mediat se ai një vit më parë ishte proceduar për dhunë në familje, por denoncimi ishte tërhequr nga vetë bashkëshortja.

Gjithashtu ata shtojnë se ai ishte shumë xheloz për gruan e tij Eva, sa nuk e linte as të krihte flokët dhe të dilte jashtë.

Përsa i përket familjes së tyre, fqinjët thonë se vajza e  tyre e madhe është në Amerikë, djali në Angli emigrant dhe vajza e vogël studente. Todi nuk punonte, ndërsa Eva rrinte gjithë ditën në dyqan. Ata banonin në Bunavi, por kohët e fundit ishin transferuar në Vlorë, për të gjetur punë.

Kujtojmë se Teodori e mbyti gruan ndërsa më vonë tentoi ti jepte fund jetës duke prerë damarët. Aktualisht ai ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY