VIDEO/’Në Krujë nuk pashë një turist’, Basha takon qytetarët: I kemi zgjidhjet...

VIDEO/’Në Krujë nuk pashë një turist’, Basha takon qytetarët: I kemi zgjidhjet për ju

186
0
Shares

Kryetari i PD Lulzim Basha vijoi me takime dhe ditën e sotme ku u ndal në qytetin e Krujsë. Ai u prit sot nga banorë të Krujës me thirrjen “Rama ik”.

Pasi dëgjoi qytetarët teksa flisnin për gjendjen e vështirë ekonomike, Basha tha se 1/3 e krutanëve janë larguar për faj të keqqeverisjes së Edi Ramës.

“Shembull më të mirë se Kruja për të folur për rezultat pozitiv të bashkimit, nuk ka.  Të gjithë bashkë ju ftoj më 16 shkurt në Tiranë. Në Krujë nuk pash një turist, një blerës të trokasë në dyqane. Ka vende me klimë shum më të keqe se Shqipëria, ku sezoni turistik nuk pushon 12 muaj në vit.

Ndërkohë që në Krujë mezi presin muajt e verës. Sezoni i kaluar ishte i mjeruar. Më thanë se 6-7 vite më parë, gjysma e klientelës ishte lokale, apo bashkëkombasin nga Kosova he diaspora. Gjysma të huaj si konsumatorë kryesorë”, u shpreh Basha.

Më tej ai shtoi se sot situata është krejt ndryshe. Jo vetëm që nuk ka turistë për 1/3 e popullsisë së Krujës ka ikur, shumica prej tyre të rinj.

Basha foli dhe për programin ekonomik të PD. Basha tha se krahun e PD për programin ekonomik, janë këshilltarët më të mirë të CDU-së.

Për ne, për mua si Lulzim Basha prioritet është:

  1. Punësimi
  2. Mirëqënia për shqiptarët.

LIVE – Me qytetarët e Krujës për protestën në #16Shkurt #protesto

Publiée par Lulzim Basha sur Mardi 5 février 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY