Banorët protestues fitojnë, llixhat e Dibrës nuk i jepen privatit

Banorët protestues fitojnë, llixhat e Dibrës nuk i jepen privatit

657
0
Shares

Një tjetër rast ku bashkimi bën fuqinë dhe sjell ndryshimin.

Protesta e banorëve në zonën e Basenit ujor Drin-Bunë solli që Këshilli  në Prefekturën e Shkodrës të anulojë lejen e dhënë për shfrytëzimin e ujërave termale te një firmë private.

Banorët ishin shprehur se janë mbi 200 shtëpi, si dhe mbi 2.000 persona që e siguronin jetesën me këto llixha, apo edhe me tregtinë mbështetëse që e shoqërojnë atë.

Ata madje deklaruan se prej 25 vitesh kanë kryer investime dhe i kanë shërbyer industrisë së zonës, duke siguruar vende pune dhe duke mos shkuar në emigracion.

 

 Vendimi

Këshilli i Basenit Ujor Drin-Bunë

Nga ana e AMBU-së është bërë verifikimi në terren i situatës dhe kontrolli i procedurës dhe dokumentacionit tekniko-ligjor dorëzuar nga subjekti.

Me anë të shkresës nr.150 prot datë 28.1.2019 “Kërkesë për tërheqje dokumentacioni” AMBU i është drejtuar Zyrës së Administrimit të Basenit Ujor Drin Bunë, duke kërkuar dokumentacionin origjinal në lidhje me praktikën e mësipërme i cili është marrë në dorëzim me procesverbalin përkatës, korrespondenca zyrtare që është ndjekur si dhe praktika për organizimin e mbledhjes dhe vendimmarrjes

  1. Rezultatet e hetimit administrativ nga Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore   Nga shqyrtimi i dokumentacionit tekniko-ligjor mbi bazën e së cilës është dhënë leja e mësipërme rezultoi se:
    1. Nga verifikimi i koordinatave të veprës së marrjes të paraqitura në projektin teknik rezulton se ato nuk përputhen me burimin ekzistues që merr ujë sot. Qendra Balneare  e Peshkopisë, por janë të pozicionuara rreth 200 m në lindje të kësaj pike. Kuota Z e veprës së marrjes nuk është  e saktë pasi edhe nga harta 2500 rezulton të jetë rreth 720 m dhe jo 602 m. Projekti dhe vizatimet janë me kuota të sakta referuar hartës, por që nuk përputhen me lejen e zbardhur dhe aplikimin.
    2. Koordinatat e pikës së shkarkimit janë rreth 150 m në perëndim të veprë së marrjes dhe 50 m në lindje të burimit ekzistues. Shkarkimi në këtë pikë është i paqartë i paplotësuar me projekt (referuar vizatime grafike të shkarkimit). Gjithashtu, pika e shkarkimit referuar koordinatave të dhëna nuk përputhet me përshkrimet  e bëra në relacionet përkatëse.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY