Përdhunuan 13-vjeçaren në Kavajë, burg për 7 adoleshentët

Përdhunuan 13-vjeçaren në Kavajë, burg për 7 adoleshentët

136
0
Shares

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg 7 adoleshentët e akuzuar për përdhunimin e minorenes nga Kavaja.

Burime nga Gjykata, bëjnë me dije se 5 prej tyre e mohuan të kenë kryer marrëdhënie seksuale me 13-vjeçaren, ndërsa dy prej tyre kanë pranuar akuzat e ngritura nga Prokuroria.

Të premten, kjo gjykatë kishte vendosur paraprakisht arrestimin e 8 adoleshentëve, nxënës të një shkolle 9-vjeçare në qytetin e Kavajës. Por, policia e ekzekutoi vendimin 24 orë me vonesë, duke arrestuar 7 prej tyre, ndërsa të tetin e kanë shpallur në kërkim.

Kujtojmë se ishte ish-kryeministri Berisha ai i cili bëri publike këtë informacion të dërguar nga qytetari dixhital.  Ende sot nuk ka një reagim nga ana e policisë për këtë ngjarje të rëndë. Pavarësisht se adoleshentët janë arrestuar, nuk ka asnjë emër zyrtari të arrestuar, qoftë nga  radhët e drejtuesve të shkollës, apo të zyrës arsimore në Kavajë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY