VIDEO/ Magjia e Messit nuk i jep dot fitoren Barcelonës, ndan pikët...

VIDEO/ Magjia e Messit nuk i jep dot fitoren Barcelonës, ndan pikët me Valencian

48
0
Shares

Barcelona nuk ka shkuar më shumë shumë se një barazim, kjo falë edhe Lionel Messit.

Argjentinasi shënoi një dopietë në barazimin 2-2 ndaj Valencias. Në “Camp Nou”miqtë u treguan shumë dinak, duke shënuar plot 2 herë brenda 32 minutave lojë. Gjithsesi, ishte radha e Lionel Messit për të marrë skenën. Fillimisht “pleshti” argjentinas ngushtoi shifrat falë një penallie, ndërsa në pjesën e dytë shënoi golin që vendosi ekuilibrat.

Në minutat e mbetura dy skuadrat u munduan të gjenin golin e epërsisë, por pa ia arritur qëllimit. Me këtë pikë, Barcelona dërgon në gjashtë distancën me ndjekësit e Atletico Madrid, që të dielën sfidon në transfertë, Real Betis. Nga ana tjetër Valencia mban vendin e 7-të me 32 pikë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY