Tensione në Vlorë, tifozët përplasen jashtë me trajnerin mik

Tensione në Vlorë, tifozët përplasen jashtë me trajnerin mik

61
0
Shares

Është luajtur në orët e pasdites, në Vlorë, ndeshja midis Flamurtarit dhe Kukësit, e fituar nga këta të fundit me rezultatin 2-1.

Ndeshja ka prodhuar tension përgjatë gjithë kohës së rregullt të lojës.

Vlonjatëve u është mohuar një gol i çuditshëm në minutën e ’42, kur Pollozhani gjuan me roveshatë brenda zonës dhe arbitri e quan gol të parregullt.

Anullimi i këtij goli ka  bërë që në stadium të vijojnë fyerjet dhe hedhjet e sendeve në fushë.

Por episodi më i pakëndshëm është ai pas përfundimit të ndeshjes.

Në hollin e stadiumit “Flamurtari”, në momentin që Presidenti i ekipit, Sinan Idrizi, po bëhej gati të jepte intervistën e pasndeshjes në vend të trajnerit Daja, një grup tifozësh vlonjatë janë përqëndruar në derën e stadiumit ku janë konfliktuar me trajnerin e Kukësit, Armand Cungu.

Ata kanë nisur të fyejnë në kor trajnerin kundërshtar, çka ka bërë që Presidenti Idrizi të lerë në mes prononcimin dhe të drejtohet drejt grupit të tifozëve, duke u kërkuar që të qetësohen.

Idrizi u kërkuar tifozëve që të linin të qetë trajnerin mik dhe të tregonin qytetari, pasi në këtë mënyrë po dëmtonin Flamurtarin dhe askënd tjetër/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY