Petrit Vasili: VOA e çertifikoi si hajdut votash, në zgjedhje pa Edi...

Petrit Vasili: VOA e çertifikoi si hajdut votash, në zgjedhje pa Edi Ramën

60
0
Shares

Petrit Vasili gjate nje interviste per Report TV

Çfarë pritet të ndodhë më 16 shkurt? Zonja Kryemadhi tha që mund të ketë edhe rrethim të Kryeministrisë.

Përpara se të shkojmë të 16 shkurti, duhet të themi se çfarë e imponon 16 shkurtin. 16 shkurtin e imponon një korrupsion i frikshëm, ku simbolika dhe metafora është e qartë, por edhe në planin juridik, praktik dhe ligjor, ndodh të Unaza e Re, ku kemi një dëshmi të korrupsionit të ulur këmbë e kryq atje.

Për fat të keq shumicën e lajmeve në lidhje me korrupsionin nuk i marrim më nga mediat shqiptare, por nga mediat ndërkombëtare dhe kjo vërtetë është një dëshpërim i madh, pasi lajmet për Unazën e Re, një pjesë nga mediat ndërkombëtare dhe një pjesë e kufizuar nga mediat shqiptare, që pati guximin të japi disa fakte. Sigurisht do të vijnë edhe për ato ngjarje që kanë të bëjnë me zgjedhjet e 2017, ku kolegë të Zërit të Amerikës që duhet t’u jemi mirënjohës që bënë një punë të jashtëzakonshme, duke bërë publike fakte shumë tronditëse. Shitblerja e votës përveçse u certifikua nga vendet e Europës, nga të gjithë institucionet, u certifikua tashmë edhe me fakte nga Prokuroria shqiptare.

Së treti bëhet fjalë për një situatë, ku ligjet bazë kanë filluar nga ligjet themelore, për të cilat është shpenzuar shumë kohë edhe energji, siç qe ligji i Shërbimit Civil, ku ju e kuptonit që ky ka rënë në tokë. Pamë se çfarë ndodhte me punësimet, ku me mijëra njerëz punësoheshin me lista partiake, për varfërinë e jashtëzakonshme, për studentët që rrinë në rrugë, pasi kanë një ministre që në momentin që pa kamera, ikën me vrap nga salla dhe çdo gjë mund ta pranojë përveçse të ketë kamera dhe transparencës. Një qeveri së cilës i ka vdekur transparenca, sepse do që të vjedhë, do të grabisë, do të rrëmbejë.

Këto janë arsyet e mëdha, të cilat do të kenë kulmimin e tyre politik dhe përgjigjen e tyre shumë të rreptë në 16 shkurt, pasi më tepër se kaq nuk mund të shkojmë dot.

Pamë që në aktin normativ që u kalua në Parlament javës që shkoi, paguheshin 6 milion e gjysëm euro një kompanie informatike dhe kishte vetëm 4 milion për infrastrukturën e studentëve. Kishte para për gjëra të tjera dhe për një emergjencë siç ishte ajo e studentëve kishte një minimum.

 

Të rikthehemi dhe njëherë te 16 shkurti. A ka një skenar opozita se kur do të nis protesta dhe si do të organizohen protestuesit apo u është lënë në dorë qytetarëve?

Sigurisht që ka një organizim, sepse opozita është ajo që organizon këtë protestë të madhe, por protesta nuk është pronë e opozitës. Opozita është inspiruese politike e këtij procesi dhe qytetarët që marrin pjesë atje janë të shumtë, qytetarë të zakonshëm, qytetarë që mbështesin partitë politike që janë pjesë e spektrit politikë opozitarë por dhe mjaft njerëz nga shoqëria civile, ka qytetarë që nuk janë fare të aderuar në një parti pra protesta ka një sens shumë të gjerë mbarëpopullor. Pasi të prekurit, të dëmtuarit, ata që vuajnë në mënyrë të përditshme nuk janë thjesht dhe vetëm ata që udhëheqin politikën, ata që janë më pranë partive politike por ka një pakënaqësi popullore , e cila sigurisht i bën të gjithë që të kenë diçka për të thënë.

Është e gatshme opozita për të ofruar një alternativë tjetër për shqiptarët?

Opozita ka qenë e gatshme që në vitin 2017, me programe shumë të qarta. Që tu freskoj memorien tuaj, unë kam qenë Kryetar i LSI-së në atë kohë. Po të shikoni të gjitha fotot e fushatës sime kanë pasur një element, të paktën figurative, por që lidhet dhe me atë që unë kam kumtuar në çdo fjalët timen në çdo miting ku kam zbërthyer programin elektoral pra që ishte baza e programit qeverisës të LSI. Pra kemi bërë një fushatë bazuar në atë program konkret, që do tu jepnim shqiptarëve në qoftë se do kishim mundësi që të qeverisnim. Përkundrejt mazhorancës e cila kërkonte timonin, tepsinë se ju nuk mbani mend gjë tjetër nga mazhoranca sepse nuk pati asnjë premtim konkret. Madje dhe shumë premtime me të cilat krahasohen objektivat e Rilindjes, janë objektivat e 2013 se në 017 nuk paraqiti asnjë gjë. Pra ka qenë shumë e qartë alternative jonë, shumë konkrete, ka pasur vetëm një aksident kriminal që ka qenë manipulimi i zgjedhjeve e cila u provua gjerësisht. Nga Zëri Amerikës ku u panë fakte tronditëse nga më të pabesueshmet që mund të ekzistonin. Ndonëse në 2017 ne denoncuam dhe çuam në Prokurori material filmike, fotografi për të provuar që po bëhej një katrahurë elektorale që prodhoi këtë krizë që për fat të keq e vuajnë shqiptarët sot.

  1. Vasili, hyn opozita në zgjedhjet lokale me Edi Ramën Kryeministër?

Edi Rama nuk mund të qeverisi kurrë më zgjedhje në Shqipëri dhe kjo bindje nuk vetëm bindja ime, është bindja juaj metaforikisht, pra e opinionit shqiptar pasi kanë dëgjuar qartësisht jo nga ne por nga një burim tërësisht objektiv që vjen nga SHBA, për fat të keq dhe media e DASH u quajt kazan. Që provoi ashiqare sesi vota e shqiptarëve është shitur, është blerë nga kriminelët në tavolinë. Inspiruesi në krye të gjithë kësaj kupole, ai që shtrëngon fort dhe Kryetarin e Bashkisë së Durrësit që e mori vesh gjithë Shqipëria se çfarë bënte dhe aradhe të tjerë personash, ministrash e deputetesh që janë sot në qeveri, të cilët ishin pjesë e një mekanizmi kriminal. Kurrën e kurrës nuk mund të pranojë dot më asnjë shqiptar që ky hajdut zgjedhjesh të qeverisë zgjedhjet. Kjo do ishte fundi i krenarisë minimale individuale për çdo shqiptar. Jo më asaj që është krenaria e gjerë politike apo ekuilibri politik që do të prodhohet. Nuk mund të prodhohen ekuilibra politikë me një kryehajdut zgjedhjesh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY