Denoncimi te Berisha: Përdhunohet nxënësja në Kavajë, krimi fshihet

Denoncimi te Berisha: Përdhunohet nxënësja në Kavajë, krimi fshihet

173
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha ka  bërë publike masazhet e qytetarëve dixhitalë të cilët denoncojnë një dramë të rëndë që i ka ndodhur një fëmije 13-vjeçe në Kavajë.

Sipas mesazheeve, një nxënëse e shkollës 9-vjeçare është përdhunuar në grup nga tetë djem të shkollës.

Berisha shkruan se skandali thellohet më shumë kur  përdhunimi i fëmijës është fshehur nga të gjitha instancat, duke filluar nga Zyra Arsimore e Kavajës.

Berisha shkruan: “Përdhunohet nxënësja, fshihet krimi! Ndaj përdhunuesve nuk merret asnjë masë anëtarësohen në FRESSH-in kanabist. Lexoni mesazhet e qytetarëve dixhitalë!

Doktor përshëndetje.

 

Jam një zonjë nga Kavaja. Dua të denoncoj mënyrën flagrante se si drejton sot Zyra Arsimore e Kavajës, zonja Sonila Peza.Prej 2 muajsh në shkollën 9-vjeçare “Rilindja”,  8 nxënës të asaj shkolle kanë përdhunuar një vajzë.ZA dhe drejtoresha e saj nuk kanë marrë asnjë masë për këtë skandal.Kemi frike të çojmë fëmijët në shkollë.Këto janë drejtoreshat e shkollave të Rilindjes. Ju lutem publikojeni.

Përshëndetje doktor Berisha.

Në shkollën 9-vjeçare “Rilindja “Kavajë përpara 1 muaji u përdhunua nga një grup prej 8 djemsh, një vajzë 13-vjeçare.

Kjo ngjarje është mbajtur e fshehtë nga të gjithë instancat.

I gjithë qyteti e di .Respekte. Ju lutem anonim pasi ju e dini shumë mirë se çfarë ndodh më pas.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY