Përgjimet e reja, reagon Dako: Unë dreka e darka ha përditë…Altin Avdylin...

Përgjimet e reja, reagon Dako: Unë dreka e darka ha përditë…Altin Avdylin s’e mbaj mend!

113
0
Shares

Është rikthyer sërish në qëndër të vemendjes mediatike kryetari i Bashkisë në Durrës, Vangush Dako pas përgjimeve të publikuara nga VOA për shitblerjen e votave.

Përgjimet që janë publikuar në media tregojnë për marrëdhëniet me Avdylajt e Shijakut, shitblerjen e votave si dhe afrimitetin që ai ka me persona të caktuar nga ky grup, ku sipas përgjimeve Dako hante dhe dreka me ta.

I ftuar në “Open”, përballë panelit të gazetarëve Enton Abilekaj, Sandra Bogdani dhe Mentor Kikia, Dako ka dhënë versionin e tij.

“Dreka e darka unë ha përditë me njerëz në nevojë, grupe interesi, ata që kanë nevojë të takohen me mua. Në rastin konkret kam qenë i ftuar nga vëllezërit pronarë të atij hoteli, së bashku edhe me disa të tjerë. Fati im i keq, që të ftuar kanë qenë edhe këta emra që përmendni ju, në një ngjarje të vitit 2017.

Unë nuk mbaj mend që të ketë qenë i ulur në tavolinë Altin Avdyli. Në tavolinë kam qenë me shumë persona, sepse drekat e darkat i kemi pjesë të punës sonë të përditshme, për përurime, festa lokale, bamirësira, apo edhe aktivitete politike.

Unë kam qenë i ftuar në atë drekë, ndërkohë që nuk mbaj unë përgjegjësi nëse kanë precedentë penalë të ftuarit e tjerë apo jo. Unë personalisht nuk kam favorizuar askënd, as Avdylajt, nëse nuk përmbushin kriteret për diçka. Unë zhvilloj takime me të gjithë personat që i shoh si votues, pa parë as diplomën, as patentën dhe as nëse kanë apo jo precedentë penalë. Ka pasur auditime shpesh, por asnjëherë nuk kanë gjetur nëse unë kam favorizuar ndonjëherë këta persona”, u shpreh Vangjush Dako.

I pyetur nga Eni Vasili nëse i intereson apo jo dhe a e ka problem të ulet në tavolinë me kriminelë, Dako tha se “nuk mban përgjegjësi për askënd nëse është i dënuar apo jo kur ulet në tavolinë me ta”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY