Durrës, goditet grupi që trafikonte heroinë, 4 të arrestuar

Durrës, goditet grupi që trafikonte heroinë, 4 të arrestuar

77
0
Shares

Policia e Durrësit ka goditur një grup që ushtronte aktivitetin kriminal në fushën e trafikimit të drogave të forta.

Në kuadër të operacionit të koduar “Vollga” janë arrestuar në flagrancë 3 persona, B.D., A.T, dhe N.M. Po ashtu u ekzekutua urdhri i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për ndalimin e shtetasit A. R.

“Pas ndjekjes dhe mbajtjes nën vëzhgim, kapën në flagrancë në Tiranë 3 shtetasit me rreth 5 kg të dyshuar heroinë, si dhe sasi monetare, 3 automjete e disa telefona”, thuhet në njoftimin e policisë.

Vijon puna për dokumentimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY