DETAJE/Vrasja në Tiranë, kush është ish-polici, 9 vite më parë i ekzekutuan...

DETAJE/Vrasja në Tiranë, kush është ish-polici, 9 vite më parë i ekzekutuan të vëllain

203
0
Shares

Detaje të reja mësohen nga ngjarja e rëndë e ndodhur pak para minutash në Tiranë.

Sipas informacioneve, një ish-punonjës policie mbeti i vrarë mesditën e sotme pranë shkollës ‘At Zef Pllumi’ në kryeqytet.

I vdekur ka mbetur ish-polici Arben Bilali, 50-vjec. Mësohet se në vendin e ngjarjes ka pasur shkëmbim zjarri mes ish-policit dhe disa personave të tjerë.

Edhe pse është transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit, Bilali nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra. Burimet thonë se ai ka marrë plagë të rënda në bark dhe gjoks.

Kush është ish-polici Bilali?

Bilalit i është bërë një atentat në vitin 2010 nga i cili ai ka mbetur i plagosur. Ndërsa në vitin 2010 atij i kanë ekzekutuar vëllain, Leonard Bilali ish-mundës i Dinamos.

Arben Bilali, 41 vjeç, banues në Selitë, mbeti i plagosur rëndë, në rrugën “Emin Duraku” në krah të stadiumit “Selman Stërmasi”, nga persona të panjohur.

I dëmtuari ishte duke pirë një kafe me një mikun e tij, ndërsa u qëllua nga afër, me pistoletë. Ish-polici u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak në kryeqytet për t’i dhënë ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas burimeve spitalore, gjendja e tij paraqitej e rëndë.

Nga deklaratat e policisë mësohet se 41-vjeçari, kishte marrë dy plagë, një në bark dhe tjetrën në gjoks, nga të shtënat e personit të panjohur, që ishte larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes pas realizimit të atentatit të paramenduar.

Leonard Bilali, vëllai i ish-policit, u ekzekutua në Gusht 2010, me 4 plumba pistolete në një nga lokalet e kryeqytetit.

Pas ngjarjes u mësua se vrasja kishte ndodhur pas një sherri mes disa personave në lokalin ku ishte ulur Bilali.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY