Vetting, shtyhet vendimi për Donika Prelën

Vetting, shtyhet vendimi për Donika Prelën

61
0
Shares
Donika Prela - Arta Marku

Komisioni i Pavarur i Kulaifikimit ka shtyrë vendimin për drejtuesen e Prokurorisë për Krimet e Rënda Donika Prelën. Vendimi është shtyrë për në datën 5 shkurt.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, për shkaqe të arsyeshme, seanca e shpalljes së vendimit për subjektin e rivlerësimit, Znj. Donika Prela, me detyrë drejtuese e Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, përcaktuar në datë 29.01.2019, ora 10:00, do të shtyhet për në datë 05.02.2019, ora 9:00. Kjo seancë do të mbahet në të njëjtën sallë në Pallatin e Kongreseve, në Tiranë!”- thuhet në njoftimin e KPK-së.

KPK konstatoti probleme me deklarimin e pasurisë. Shkelje janë vërejtur në blerjen e një apartamenti në Durrës dhe të një sipërfaqe toke në kryeqytet.

Kujtojmë se Partia Demokratike prej disa ditësh e ka vendosur në vemendje Donika Prelën, duke i kërkuar KPK-së të verifikojë nëse ajo ka takuar anëtaren e vettingut më parë dhe nëse është e përfshirë në përgjimet e dosjej 339.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY