Propozimi i Astrit Patozit, si të shpëtojmë nga sigurimsat njëherë e përgjithmonë

Propozimi i Astrit Patozit, si të shpëtojmë nga sigurimsat njëherë e përgjithmonë

175
0
Shares

Rasti i shumëdebatuar i Bujar Sheshit, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ka vënë në pah nevojën për t’i dhënë fund dilemës së kahershme për zgjedhjen e drejtuesve të lartë që dikur kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit komunist.

Një zgjidhje e ka propozuar këtë të martë ish deputeti i PD-së Astrit Patozi, i cili përmes një postimi në rrjetin social ka shkruar se gjithçka do të përfundonte me një ligj.

Nga Astrit Patozi

Çdo debat për spiunët apo bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit, që gëlojnë ende nëpër institucionet tona edhe pas 27 vjetësh, e bën të domosdoshëm një qëndrim të prerë e shterrues për këtë temë.

Duhet të hapen dosjet për çdo zyrtar apo ish-zyrtar të lartë, deri në një farë rangu, pa përjashtim, për të mos mbetur peng i subjektivitetit politik apo administrativ, që në shumicën e rasteve është i qëllimshëm. Që nga Presidenti i Republikës e deri tek nëpunësi më i ulët, që do të gjykohet se mund të pengojë proceset demokratike në vend, qoftë ky edhe vetëm si mesazh se kjo shoqëri po ndahet me dëshirë të fortë nga e kaluara e vet.

Do të mjaftonte shembulli i shumëdiskutuar i anëtarit të KLP për të ndërmarrë një nismë legjislative përgjithësuese, që t’i mbyllte rrugën një herë e përgjithmonë për t’u ngjitur në piramidën e shtetit të gjithë asaj skote shqiptarësh, të cilët janë përzier në një mënyrë ose në një tjetër me krimet e përbindshme të armës më famëkeqe të diktaturës komuniste.

I takon opozitës që ta sfidojë qeverinë për këtë çështje, sepse për të majtën nuk është ndonjë gjë e rëndë po të kesh qenë oficer apo bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, ndaj edhe prej saj nuk mund të pritet ndonjë ndjeshmëri e veçantë.

Dhe ajo mund ta bëjë këtë me vendosmëri dhe pa asnjë mëdyshje, duke vënë në dispozion të publikut të gjithë zyrtarët dhe ish-zyrtarët e vet, si shenjën e qartë dhe të besueshme se lufta me spiunë apo sigurimsa nuk është thjesht dhe vetëm një betejë politike e momentit, ku e keqja zbulohet dhe denoncohet vetëm atëhere kur gjendet në anën tjetër.

Kjo shoqëri vetëm do të përfitonte, nëse do të dinte se çfarë raporti kanë pasur me diktaturën ata që i kanë qeverisur dhe vazhdojnë t’i drejtojnë në këto 28 vjet, presidentë, kryeministra, ministra, deputetë, drejtorë të mëdhenj, kryetarë bashkish e komunash, gjykatës apo prokurorë qofshin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY