DETAJE/13 punonjëse të helmuara në Durrës, mes tyre një grua shtatzënë

DETAJE/13 punonjëse të helmuara në Durrës, mes tyre një grua shtatzënë

86
0
Shares

Ka shkuar në trembëdhjetë numri i punonjëseve që u helmuan në një fasonerie në qytetin e Durrësit.

Sipas informacioneve të fundit,punonjëset janë të gjitha gra, punonjëse të një ndërmarrje fasone.

Fillimisht në spital janë paraqitur 10 punonjëse, ndërkohë që pas një ore janë paraqitur dy 3 punonjëse të tjera.

Mes punonjëseve të cilat kanë shfaqur shenjat e helmimit është dhe një grua shtatzëne. Dyshohet se shkak për këtë helmim masiv është bërë rrjedhja e gazit të kondicionerit të ndërmarrjes.

Pacientet kanë paraqitur simptoma, si gjendje të fikëti, këputje dhe të vjella. Sipas Panoramës,  mësohet se në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e rendit që po verifikojnë shkaqet e këtij helmimi të punonjëseve të fasonerisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY