Mesazhi i fundit në “Instagram” i shqiptarit para se të vdiste

Mesazhi i fundit në “Instagram” i shqiptarit para se të vdiste

71
0
Shares

Mediat lokale italiane informojnë se i riu shqiptar Klodian Murrizi 22 vjeç me banim në komunën Gossolengo në provincën e Piacenzës ka humbur jetën në një aksident tragjik rrugor rreth orës 4 në mëngjesin e së shtunës 26 janar 2019.

Makina me të cilën po udhëtonte dhe që drejtohej nga një miku i tij , ka dalë nga rruga duke u aksidentuar me një urë të vogël.

Përplasja e dhunshme  ka shkaktuar përfshirjen e automjetit në flakë ku ka mbetur i karbonizuar 22 vjecari shqiptar, Drejtuesi i automjetit ka marrë plagë të rënda djegie gjatë përpjekjes për të nxjerrë nga makina Klodian Murrizin.

I riu shqiptar punonte si kamerier në një restorant të njohur të zonës.

Këtë të hënë ai do të merrte nënshtetësinë italiane.

Dy miqtë kishin kaluar mbrëmjen së bashku e pak para aksidentit 22 vjecare Klodian Murrizi kishte postuar në profilin e tij Instagram, mesazhin e fundit “Goodnight”, “Natën e mirë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY