Gjykata bën fajtor çiftin që vdiq në aksident, i vëllai: Shoferi ishte...

Gjykata bën fajtor çiftin që vdiq në aksident, i vëllai: Shoferi ishte me shpejtësi

43
0
Shares

Saimir dhe Vjollca Shaholli, 70 dhe 63 vjeç, humbën jetën pasi u përplasën nga një automjet mbrëmjen e 4 dhjetorit të vitit të kaluar.

Saimir dhe Vjollca Shaholli, çifti që humbi jetën në aksident

Çifti i bashkëshortëve, nga fshati Voskop, po shkonin për vizitë te vajza e tyre në Pocestë, por pak metra para se të mbërrinin në banesën e saj, u përplasën për vdekje teksa po kalonin rrugën nga një krah në tjetrin. Sotir Nikolla, 63 vjeç, drejtonte automjetin që përplasi dy këmbësorët në anë të rrugës nacionale Korçë-Pogradec. Ngjarja u regjistrua në afërsi të fshatit Pocestë, ndërsa burrë e grua u transportuan drejt spitalit me urgjencë, por nuk mundën të mbijetonin. Ajo që ka ndodhur më pas është se drejtësia është duke i kthyer viktimat në fajtorë.

Drejtuesi i automjetit është lënë nën masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” nga Gjykata e Apelit Korçë, ndërsa në raportin e ekspertimit teknik thuhet se dy viktimat janë shkaktarët më të mëdhenj të aksidentit. Raporti i kryer nga 3 ekspertë sqaron se, viktimat ishin duke ecur në krahun e kundërt të lëvizjes, duke pasur parasysh sensin e lëvizjes së automjeteve, ndërsa në deklarimet e bëra nga drejtuesi i mjetit ky i fundit ka pretenduar se ishte duke ecur me 30 km/orë. Familjarët e çiftit të bashkëshortëve, duke kërkuar drejtësi, tregojnë se kjo ngjarje tronditëse nuk mund të kalohet pa dënimin e personit përgjegjës.

Bashkim Shaholli, vëllai i Saimirit, tregon momentin tronditës të aksidentit, duke thënë se dhëndri u ka dhënë ndihmën e parë, por nuk i ka njohur se cilët ishin, aq i rëndë ishte aksidenti. “Më njoftoi nipi në telefon. Ata po shkonin te shtëpia e vajzës. Dhëndri i kishte ndihmuar për t’i hipur në ambulancë, por nuk i kishte njohur se ishin ata. Telefoni u kishte mbetur në vendin e ngjarjes. Djali i tyre ishte rrugës për t’i marrë dhe në momentin që i bie telefonit, i përgjigjet një punonjës Policie dhe i thotë të shkojnë në morg se ishin atje. U tronditëm të gjithë. Ishte e rëndë. Të humbësh dy njerëz në një sekondë”, shprehet 62- vjeçari.

Por, më e rënda nuk ka ardhur ende. Gjykata, disa ditë pas aksidentit, ka lënë shoferin me detyrim paraqitjeje. “Tani po mësojmë se Gjykata e ka lënë të lirë autorin e aksidentit. Nuk e di si kanë mundur ta bëjnë këtë gjë. Vetëm duke parë sesi ishte katandisur trupi i vëllait tim, kockat i ishin bërë nga 15 cm nga copëtimi dhe trupi i kunatës që kishte përfunduar në arë, kuptohet që ai ka qenë me mbi 100 km/h. Tani, unë nuk e di çfarë shteti kemi ne, që bën fajtorë të vdekurit, por mbase duan ta bëjnë edhe hero atë që mori dy jetë. Ata po ecnin në anë të rrugës, jo në mes që të akuzohen për këtë gjë. Është e tmerrshme kjo që po ndodh, tani ta shpallin shoferin dhe hero, se kjo ka mbetur”, përfundon vëllai i viktimës.

U PËRPLASËN PAS KTHIMIT NGA VARRIMI
Trupi i Saimir Shahollit u gjet në anë të rrugës me dëmtime të shumta, ndërsa Vjollca, si pasojë e goditjes së marrë,ishte zhvendosur në një distancë prej gati 15 metrash, në një arë përtej trasesë së rrugës. Gjithçka ka ndodhur vetëm pak metra larg shtëpisë së vajzës së tyre, ku do të shkonin për vizitë. Në momentin që ata kanë zbritur nga një automjet që i kishte sjellë nga Tirana ku kishin marrë pjesë në një ceremoni mortore dhe po përpiqeshin të kalonin në krahun tjetër të rrugës, u morën përpara nga makina që drejtohej nga Sotir Nikolla, 63 vjeç, i cili lëvizte nga Saimir dhe Vjollca Shaholli, çifti që humbi jetën në aksident Korça në drejtim të Pogradecit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY