Ekstradohet nga Britania në Belgjikë shqiptari, përveç burgut edhe një gjobë “e...

Ekstradohet nga Britania në Belgjikë shqiptari, përveç burgut edhe një gjobë “e frikshme”

117
0
Shares

Udhëheqësi i një rrjeti të krimit të organizuar që jetonte në Penge të Britanisë, është ekstraduar në Belgjikë ku rezulton i dënuar me 10 vite burg.

Alket Dauti, 31 vjeç, u arrestua nga oficerë të Agjencisë Kombëtare të Krimit në qershor 2018, për udhëheqjen e një rrjeti që qëndronte pas qindra përpjekjeve për të kontrabanduar emigrantët në Britani të Madhe.

Arrestimi ishte pjesë e një hetimi të përbashkët belgo-britanik për një grup kriminal që përdorte shoferët e korruptuar të kamionëve për të transportuar burra, gra dhe fëmijë në Britani të Madhe.

Prokurorët në Belgjikë pohuan se rrjeti kishte të ngjarë të ishte përfshirë në qindra përpjekje për të arritur në Mbretërinë e Bashkuar.

Dauti u dënua në mungesë nga një gjykatë në Fiandrat Perëndimore më 14 dhjetor 2018 dhe iu dha një dënim me burg prej dhjetë vjetësh dhe një gjobë prej 720,000 euro.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY