Në mbështetje të studentëve, pedagogët e Filologjisë në grevë

Në mbështetje të studentëve, pedagogët e Filologjisë në grevë

45
0
Shares

Pedagogët e fakultetit të Histori-Filologjisë kanë dalë në mbështetje të studentëve, duke vendosur të bëjnë  një grevë një ditore, ndërsa kërkojnë plotësimin e kërkesave.

Përgjegjësi i departamentit të Gazetarisë, profesor Mark Marku  u shpreh se pedagogët janë kundër vendimeve të Këshillit të Ministrave. Ai tha mes të tjerash se Asambletë e të gjitha fakulteteve do të mblidhen për të marrë një vendim se cili do të jetë veprimi i radhës.

”Eshtë vendosur që të shpallet një grevë një ditore. Është pjesë e autonomisë, pavarësia në kërkimin shkencor dhe punët shkencore. Pavarësish në përmbajtjen e mësimdhënies. Janë 3 gjera elementare. VKM i cenojnë të trija këto. Në një VKM thuhet se qeveria do të prodhojë një statut-tip dhe mbi këtë bazë do ndërtohen statutet e tjerë.

Çdo universitet ka statutin e vet. Ky është cënim direkt i autonomisë. Ne jemi me vettingun, por kush do ta bëjë kontrollin e gradave. Ministria bën një VKM për biblografinë. I bie që ministria do bëjë librat për universitetit, si në shkollat fillore. Ne do caktojmë një ditë se kur do të mblidhemi bashkë me asambletë e tjera të fakulteteve dhe do të dalim me një qëndrim”, -tha Marku.

Ndërsa pedagogu Agron Gjekmarkaj tha se Asambleja u mblodh ditën e premte, jo thjesht për të rrëzuar ligjin e Arsimit të Lartë, por për ta përmirësuar atë. “Ne e kemi kuptuar se ligji e kishte futur në një kakofoni, universitetin publik në Shqipëri.

I bëjmë thirrje qeverisë që të mos harxhojë kohë me retorikë e propagandë, por të plotësojë kërkesat e studentëve.  Ne jemi solidarë me studentët në këtë çështje. Na shqetëson mosplotësimi i kërkesave, sepse i shohim studentët jashtë auditoreve”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY