‘Shullazi’, Apeli i Krimeve të Rënda shtyn gjyqin

‘Shullazi’, Apeli i Krimeve të Rënda shtyn gjyqin

82
0
Shares

Është shtyrë seanca e parë për këtë vit për Emiljano Shullazin dhe anëtarët e grupit të tij në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda.

Shkak për shtyrjen e seancës u bë kërkesa e avokatit të të pandehurit Blerim Shullazi, Bledar Meminaj. Meminaj kërkoi kohë të njihet me dosjen për shkak se më herët në shkallë të parë avokat ka qenë Aldo Tabaku.

Seanca e radhës do të zhvillohet më datë 4 shkurt ora 09:30.

Shullazi dhe anëtarët e tjerë të grupit kanë ankimuar vendimin e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda, që i ka dënuar me 55 vite burg.

Vendimi për bandën e Shullazit u dha në 13 nëntor ku trupi gjykues i Gjykatës së Shkallës së Parë e dënoi të pandehurin përfundimisht me 14 vite burg për tre vepra penale si ajo e krijimit të një grupi të strukturuar kriminal, kanosjen për dhënie pasurie në dëm të biznesmenit Ylvi Beqaj dhe kanosje për dhënie pasurie në dëm të shtetasit Jani Zaka.

Për të pandehurit e tjerë gjykata dha këto vendimi për Gilmado Danin 12 vite, për Endrit Qyqja, 10 vjet burgim, për Endrit Zela 10 vite burg, për Blerim Shullazi 9 vite burg. Sipas prokurorisë ata janë fajtor edhe për akuzat i pafajshëm për shkatërrimin e pronës me eksploziv në dëm të shtetasit Jani Zaka.

Akuzat për të cilat të pandehurit u shpallën të pafajshëm janë i pafajshëm për shtrëngim të dhënies së pasurisë për shtetasin Adriatik Kërçuku, të kanosjes për shkak të detyrës për shtetasin Mynyr Koni, pasi nuk provohet fajësia e tij të kanosjes për shkak të detyrës në dëm të shtetasit Dhori Kule./OraNews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY