‘Vetëdorëzohet në Prokurori Klement Balili’

‘Vetëdorëzohet në Prokurori Klement Balili’

152
0
Shares

Klement Balili është vetëdorëzuar në polici. Fillimisht ka qënë një mesazh i publikuar në profilin e ish-kryeministrit Berisha i cili ka bërë me dije këtë informacion.

Qytetari dixhital jepte informacion për vendndodhjen e tij.

”Dorezohet Klement Balili!
Qytetari dixhital informon. sb

Pershendetje doktorin vetdorezohet kelment Balili ne prokurorin e krimeve te renda ai esht nisur drejt tiranes me Rigels Balilin” thuhet në mesazhin e Berishës.

Ndërkohë dhe TCh ka konfirmuar lajmin referuar një prej avokatëve të tij, Baftjar Rusi. I shumëkërkuari Klement Balili është vetëdorëzuar në Policinë e Shtetit mëngjesin e kësaj të marte.

Sipas informacioneve, Balili ndodhet në Policinë e Shtetit së bashku me avokatin tjetër, Theodhori Sollaku, ish-kryeprokuror i përgjithshëm.

Me dorëzimin e Balilit konfirmohen dhe dështimet spektakolare të policisë, edhe pse janë organizuar 13 operacione për kapjen e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY