Vetëdorëzimi i Balilit, flet avokati: I kurseu shtetit harxhime, nuk ka prova...

Vetëdorëzimi i Balilit, flet avokati: I kurseu shtetit harxhime, nuk ka prova të reja

134
0
Shares

Avokati i Klement Balilit ka dhënë detaje të tjera për vetëdorëzimin, teksa ka theksuar se Balili mori vendimin pasi iu pranuan kushtet.

Avokati  Theodhori Sollaku tha se tashmë që kishte ardhur letërporosia nga Greqia, Balili u dorëzua, duke shmangur sipas tij edhe harxhimet që do të kishte shteti shqiptar për qëndrimin e tij këto dy vite në burg.

Është e vërtetë që ka dy vite që është në kërkim policor. Trysnia ka qenë e madhe për ta arrestuar edhe pse ska prova. Prokuroria ka kërkuar prova nga autoritetet greke. Tani që erdhi letërporosia dhe hetimet janë drejt përfundimit shtetasi Klement Balili vendosi të dorëzohej.  Në asnjë rasti ai nuk i është shmangur asnjëherë drejtësisë”, tha avokati.
Sollaku gjithashtu ka shtuar faktin se ditët e fundit ka pasur negociime mes familjarëve dhe policisë, ndërsa dorëzimi është bërë në Sarandë.
Balili akuzohet për trafik ndërkombëtar të drogës si dhe pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY