Shkoi të blejë ushqime, gjendet i ngrirë në borë 53-vjeçari

Shkoi të blejë ushqime, gjendet i ngrirë në borë 53-vjeçari

84
0
Shares

Temperaturat e ulëta në vend kanë shënuar dhe viktimat e para.

Sipas burimeve mediatike, ka humbur jetën 53 vjeçari Ajet Zikollari nga Korça. Ai është gjetur i ngrirë nga familjarët e tij dje në zonën e Proptishtit në Korçë.

Burri nga fshati Selcë e Sipërme kishte shkuar me gomar të merrte ushqime në Proptisht dy ditë më parë por nuk është kthyer më në banesë. Banorët kanë treguar se gomari kishte arritur në banesë pa të zotin dhe menjëherë familjarët ishin vënë në kërkim dhe e kanë gjetur të ngrirë.

Prej ditësh kjo zonë ndodhet e izoluar dhe banorët kanë bërë apel për ti ndihmuar me ushqime e ilace. Ngjarja është konfirmuar nga administratori i njësisë Trebinjë, Safet Doce ndërsa policia nuk ka dalë ende me një njoftim.

Mësohet se familjarët e kanë të vështirë të kryejnë ceremoninë mortore, pasi nuk kanë mundësi të sjellin arkivolin në fshatin e bllokuar nga dëbora.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY