Shehaj ironi me Ramën: “Ti je i vetmi zë i së vërtetës në botë…”

Ndaje

Deputeti i PD-së Agron Shehaj ka ironizuar kryeministrin Edi Rama pas reagimit të tij ndaj investigimit të Zërit të Amerikës për punësimet në burgje, ku u publikuan dhe përgjime.

Ndërsa Rama sulmoi VOA-n duke e futur dhe atë në kazanin mediatik, Shehaj i thotë kryeministrit se është i vetmi zë i së vërtetës në botë duke e inkurajuar të flasë dhe të demaskojë armiqtë.

“Fol Edi, të lumtë goja dhe demaskoji armiqtë e të gjitha ngjyrave. Qëndro krenar dhe i pa mposhtur përballë armiqve të brendshëm e të jashtëm. Ti je i vetmi zë i së vërtetës në botë, ti je nderi, ti je flamuri!”, shkruan Shehaj.

Agron Shehaj Fb

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje