‘Po shkoi Aurela, harroje të fitosh tek Kënga Magjike’, Albërie sqaron deklaratën: U keqkuptua

Ndaje

Një deklaratë e fortë dhe e sinqertë e këngëtares Albërie Hadërgjonaj u shpërnda me shpejtësi në rrjet dhe u kthye në qendër të vemendjes duke u interpretuar në mënyra të ndryshme. Pikërisht kjo e ka bërë atë të reagojë duke sqaruar se deklaratat e saj ishin keqkuptuar.

Ja çfarë shkruante dje Albërie:

Unë nuk kam shkuar më në Kënga Magjike sepse pa fyer asnjë këngëtar, Aurela Gaçe shkon dhe i merr 5 këngëtarë me vete që këndojnë tek lokali i saj, 4-5 shokë, edhe pak respekti dhe fiton. Flori Mumajesi ka konkurrentë 5-6 këngëtarë që i kompozon këngët dhe fiton, normal si do fitoj unë? Është mes miqsh.

Nuk ka asgjë të keqe se unë ata i kam miq dhe i dua shumë, por dua të them që nëse Aurela Gaçe është në Këngën Magjike, s’kam ça kërkoj unë. Jo se ajo ka këngën më të mirë, por i ka 5 këngëtarë të vetët. Normal që është artiste e jashtëzakonshme.

Edhe Flori sivjet kishte 5-6 kompozime të vetat dhe të gjithë ata i japin pikët maksimale. Unë si artiste, s’mund t’i them dikujt: A do më votosh ti? Është skandal. Unë s’kam frikë askënd. Kush këngëtarë do të vijë, të përballet, me zë, me këngë, me të folur, me të veshur, me shkrim, me lexim, me ça të duan, nuk frikësohem”, u shpreh Albërija.

Ndërkohë, në reagimin e saj të fundit, ajo thotë se është keqkuptuar deklarata, ndërsa nuk ka patur për synim të ulë kolegët e saj.

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje