Mbyllen hetimet për ‘Habilajt’, çfarë e mban peng çështjen Tahiri

Mbyllen hetimet për ‘Habilajt’, çfarë e mban peng çështjen Tahiri

71
0
Shares

Kanë përfunduar hetimet për çështjen ‘Habilaj’.

Mësohet se është dërguar në  Gjykatë dosja për 9 të pandehurit për trafikun e drogës: Mojsi Habilaj, Florjan Habilaj, Armando Kocerri, Fatmir Minaj, Nezar Seiti, Sabaudin Çela, Meridjan Sulaj dhe Armando Sulaj. Ndërkohë hetimet për ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri vijojnë.

Nga ana tjetër, Prokuroria ka nisur dy letër porosi të reja për Saimir Tahirin në Mal të zi dhe në Itali. Të gjitha gjasat janë që hetimet të mos mbyllen brenda afatit që është caktuar, data 19 Janar.

Ndërkohë dy ditë më parë prokurori Dritan Prenci dhe Vladimir Mara kanë udhëtuar drejt italisë për të bërë verifikime.

Një muaj më parë, vetë Tahiri njoftoi se autoritetet italiane i pushuan atij cështjen, pasi nuk u gjetën prova që ta implikonin në trafik droge. Ndërsa afati i mbylljes së hetimeve në vendin tonë, përfundon në janar të 2019.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY