Tjetër aksident, një i vdekur në rrugën Poshnje- Ura Vajgurore

Tjetër aksident, një i vdekur në rrugën Poshnje- Ura Vajgurore

418
0
Shares

Një tjetër aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ku një person ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Poshnje-Urë Vajgurore.

“Në datë 06.01.2019, rreth orës 19:10, në aksin rrugor Poshnje- Ura Vajgurore, në vendin e quajtur ‘’Rrethrotullimi i Çifliku’’, shtetasi J.C, banues në Ura Vajgurore, duke drejtuar një mjeti karotrec ka aksidentuar shtetasin D.M, 45 vjeç, banues në Berat, i cili ka ndërruar jetë”, sqaron policia.

Drejtuesi mjetit u shoqërua në ambjentet e Komisariatit për veprime të mëtejëshme.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY