LAJM I FUNDIT/Aksident në Sarandë, goditen këmbësorët, një i vdekur

LAJM I FUNDIT/Aksident në Sarandë, goditen këmbësorët, një i vdekur

98
0
Shares

Një grua 35-vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti, ndërsa dy të tjerë janë plagosur.

Aksidenti ka ndodhur sot në Sarandë rreth orës 09:20, në afërsi të liqenit në fshatin Mursi.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se automjeti “Benz-2500” me drejtues shtetasin O.M, 21 vjeç, ka dalë nga rruga dhe ka goditur 3 këmbësorë.

Si pasojë e goditjes, shtetësia me inicialet L.B., 35 vjeçe ka ndërruar jetë në vend ndërsa dy shtetasit e tjerë S.S., 33 vjeç dhe G.S., 38 vjeç, kanë mbetur të dëmtuar. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer hetimet në lidhje me përcaktimin e shkakut dhe të sqarimit të rrethanave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY