Dikur kolege, por sot Ilda Bejlerin nuk e merr malli për moderatoren...

Dikur kolege, por sot Ilda Bejlerin nuk e merr malli për moderatoren e njohur

100
0
Shares

Moderatoret simpatike të sportit janë padyshim një arsye më shumë për të ndjekur emisionet sportive, pasi gjithmonë janë pëlqyer.

Ilda Bejleri mban rekordin e pëlqimeve dhe ndjekësve në rrjetet sociale, ku të gjithë e lakmojnë për format trupore dhe jo vetëm.

Ilda është aktive jo vetëm në drejtimin e emisionit sportiv, por angazhohet dhe me projekte të tjera, të cilat sigurisht janë në funksion të rritjes së imazhit pozitiv për të.

Së fundmi, Ilda ka qenë e ftuar në emisionin “Shiko kush luan”, ku është bërë pjesë e lojës “Ndaje ose haje”.

Në një moment, Ildës  duhej t’i përgjigjej pyetjes se kush nuk i mungon nga moderatoret që kanë ikur nga “Digitalb”.

Ilda është përgjigjur dhe ka thënë emrin e moderatores tjetër të sportit, Viola Spiros, duke thënë se nuk i mungonte fare dhe nuk e merr malli për të.

Nuk dihet ende nëse ato kanë patur dhe kanë marrëdhënie të mira, por sipas IconStyle ato nuk e ndjekin njëra-tjetrën në Instagram, çka sjell dyshime se moderatoret nuk kanë shkuar mirë.

K.Balliu/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY