Ja pse Meta nuk duhet ta dekretojë Ministrin e ri të Jashtëm

Ja pse Meta nuk duhet ta dekretojë Ministrin e ri të Jashtëm

854
0
Shares

Gazetari i njohur Mentor Kikia ka një sugjerim për presidentin Ilir Meta përsa i përket emërimit të ministrave të rinj të zgjedhur nga Kryeministri Edi Rama.

Kikia i bën thirrje Metës, të mos e dekretojë ministrin e ri të Punëve të Jashtme, Gent Cakaj, i cili është nga Kosova.

Sipas tij, ka disa arsye kryesore që nuk e lejojnë emërimin e tij.

REAGIMI I PLOTË 

A duhet ta dekretojë Presidenti Meta Ministrin e Jashtëm?

Jo sepse është shumë i ri dhe nuk mund të ulet përballë diplomatëve me thinja të Athinës apo Brukselit për negociata!

Jo sepse nuk di mirë shqip dhe anglisht!

Jo sepse është kosovar dhe ka vetëm një vit nënshetas shqiptar!

Por sepse ka një arsye më të madhe:

Ai është vënë aty, pa asnjë meritë personale dhe pa asnjë CV profesionale në fushën e diplomacisë.

Por është katapultuar nga një këshilltar i Ramës, që në fakt është sekseri që bën tregti politike dhe artikujsh ushqimore, në itinerarin Serbi-Kosovë dhe Serbi-Shqipëri.

Dhe, në këtë rast Ilir Meta, duhet të verifikojë dhe mendohet seriozisht mbi sigurisë kombëtare.

Jo për mistrecllëk politik, siç bëri në rastin e Sandër Lleshit, por kësaj radhe për një detyrim vërtet madhor kushtetues.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY