DETAJE/Masakra në Elbasan, dajë e nip u vranë teksa po dilnin nga...

DETAJE/Masakra në Elbasan, dajë e nip u vranë teksa po dilnin nga restoranti

219
0
Shares

Një atentat me armë zjarri iu bë mbrëmjen e djeshme 3 personave teksa po dilnin nga një restorant  në rrugën Elbasan-Ish Kombinati Metalurgjik pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit.

Sipas policisë, atentatorët u kanë zënë pritë viktimave ndërsa të tre ishin futur në automjet dhe po bëheshin gati të lëviznin drejt Elbasanit me një fuoristradë me targa të huaja.

Pas hapën zjarr drejt makinës, për pasojë ka humbur jetën në vend Endrit Alibej, 34-vjeç dhe Arben Dylgjeri, 56 vjeç, që të dy banorë të qytetit të Elbasanit si dhe shtetasi Erdal Duranay, 51 vjeç nga Turqia.

VIKTIMAT 

Sipas burimeve, dy personat nga Elbasani, janë të afërm me njëri-tjetrin, dajë dhe nip. Ndërkohë edhe viktima tjetër që thuhet së është shtetas i huaj nga hetimi paraprak rezulton të ishte i afërm i bashkëshortes së një prej dy viktimave nga Elbasani.

Autorët e atentatit

Janë ende persona të paidentifikuar, ndërsa gjithë krimi ishte menduar me kujdes.

Policia ka ngritur postblloqe për kapjen e tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY