E shkuara e errët e një prej viktimave në Elbasan, pjesë e...

E shkuara e errët e një prej viktimave në Elbasan, pjesë e trafikut të kokainës në Itali

256
0
Shares

Detaje të reja mësohen për një prej viktimave të atentatit në Elbasan.

Viktima Endrit Alibeaj, rezulton i përfshirë në trafikun e kokainës në Itali. Ai është arrestuar bashkë me vëllain e tij, Andrea Alibej në vitin 2013.

Bëhet fjalë për një arrestim të ndodhur në Itali, ku  300 policë nga provinca e Astit organizuan një operacion të madh antidrogë duke çuar në pranga 31 persona.

Organizata vepronte kryesisht në krahinën e Astit dhe qytete të tjera fqinje, me shumë nyje në krahinat veriore të Italisë dhe Holandës. Në atë periudhë u sekuestruan 2.5 kg kokainë, ndërsa u dokumentua trafikimi i 31 kg drogë me një qarkullim prej 10 milionë eurosh.

Mediat italiane shkruajnë se rrjeti kishte anëtarët e vet shqiptar në Holandë, Gjermani, Belgjikë dhe Britani të Madhe.

Mediat italiane shkruajnë gjithashtu se Endrit Alibej dhe Erion Alibej kishin ruajtur 15 kg kokainë të fshehur  për ta shitur  për një total prej më shumë se 330.000 €.

NGJARJA NË ELBASAN

Sipas policisë, atentatorët u kanë zënë pritë viktimave ndërsa të tre ishin futur në automjet dhe po bëheshin gati të lëviznin drejt Elbasanit me një fuoristradë me targa të huaja.

Pas hapën zjarr drejt makinës, për pasojë ka humbur jetën në vend Endrit Alibej, 34-vjeç dhe Arben Dylgjeri, 56 vjeç, që të dy banorë të qytetit të Elbasanit si dhe shtetasi Erdal Duranay, 51 vjeç nga Turqia.

Sipas burimeve, dy personat nga Elbasani, janë të afërm me njëri-tjetrin, dajë dhe nip. Ndërkohë edhe viktima tjetër që thuhet së është shtetas i huaj nga hetimi paraprak rezulton të ishte i afërm i bashkëshortes së një prej dy viktimave nga Elbasani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY