Veshja e Jonida Maliqit në ‘Festivalin e Këngës’ paska një domethënie të veçantë

Ndaje

Jonida Maliqi rrëmbeu vendin e parë në Festivalin e Këngës në RTSH. Këngëtarja do të përfaqësojë Shqipërinë në  Eurovision, në Izrael.

Jonida u prezantua me një këngë e cila fliste për një ndër  fenomenet më të ndjeshme të shoqërisë shqiptare, sikurse është ajo e emigrimit.

Kënga i drejtohet atyre që janë larguar nga Shqipëria duke u bërë thirrje për t’u kthyer në atdhe.

Jonida përpos këngës kishte menduar dhe për paraqitjen e saj skenike dhe rëndësi të madhe i ka kushtuar dhe veshjes.

Në një intervistë për emisionin e mëngjesit në “RTSH”, Jonida ka treguar edhe domethënien e veshjes së saj në festival, e cila siç shprehet ajo nuk ishte e rastësishme.

“Të tre veshjet kanë patur një pikë të përbashkët. Doja atë variantin si pardesy që tregon atë udhëtarin që po ikën, po largohet. Unë e shikoj në një sy artistik. Jo çdo gjë është e rastësishme. Jemi munduar që ta qendisim në bazë të tematikës së këngës”– ka shpjeguar këngëtarja.

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje