Ngriti dorë mbi punonjësen e Bashkisë, pranga 40-vjeçarit

Ngriti dorë mbi punonjësen e Bashkisë, pranga 40-vjeçarit

86
0
Shares

Një tjetër person është arrestuar në qytetin e Elbasanit.

Sipas policisë, një 40-vjeçar nga Elbasani është arrestuar pasi ka goditur e kanosur verbalisht punonjësen e bashkisë së Elbasanit.

Në pranga ka përfunduar shtetasi  A.S, banues në lagjen “5 Maji” në qytetin e Elbasanit.

NJOFTIMI I POLICISË

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisaritain e Policisë Elbasan,  arrestuan në flagrancë shtetasin:

  • A.S., 40 vjeç, banues në lagjen “5 Maji”, Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, Elbasan, ka goditur e kanosur me fjalë shtetasen M.D., 35 vjeçe,  banuese në lagjen “Qemal Stafa”, Elbasan, punonjëse e Bashkisë Elbasan.

Materialet u referuan në Prokurorin pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale, “Goditjet për shkak të detyrës”,   “Kanosja për shkak të detyrës”, parashikuar nga nenet 237 e 238 të Kodit Penal.”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY