Zjarri shkrumbon tregun industrial në Laç, dëme të mëdha për tregtarët

Zjarri shkrumbon tregun industrial në Laç, dëme të mëdha për tregtarët

87
0
Shares

Një zjarr i madh përfshiu tregun industrial të Laçit.

Ngjarja është shënuar rreth orës 6:00.  Sipas Ora News, shkaku ka qenë zjarri në një lokal afër tregut të qytetit i cili më pas ka përfshirë edhe tregun industrial.

Nga raportimet paraprake nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale. Në këtë treg mësohet se zhvillonin aktivitetin rreth 60 tregtarë.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit në lokalin afër tregut. Policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Tregtarët pretendojnë se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm, por do të jenë hetimet që do të përcaktojnë më mirë shkaqet.

Sipërfaqja e djegur sipas raportimeve është rreth 800 metra katror.

‘Dëmi ka qenë shumë i madh, jemi 70 tregtarë, miliona lekë na kanë humbur. Kemi pasur krejt rrobat verore. Zjarri nuk ka rënë nga qielli, aty nuk ka pasur energji elektrike’, shprehet një prej tregtarëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY