VIDEO/Kryemadhi për Ramën: Mos mendoni se ikën vetë, atë do e largojmë...

VIDEO/Kryemadhi për Ramën: Mos mendoni se ikën vetë, atë do e largojmë ne

73
0
Shares

Monika Kryemadhi ka lëshuar deklarata të forta, gjatë një takimi me strukturat e LSI në Elbasan. Ajo foli për kryeministrin Edi Rama duke analizuar gjithë qeverisjen e tij, teksa nuk ngurroi të jepte dhe zgjidhjen për largimine tij.

Mos mendoni se Rama do iki vetë, nuk mbaron pilafi në kazan, atë do ta largojmë ne, nuk e largojnë partitë politike, por do ta largojnë shqiptarët, dhimbjen nuk e ndjemë ne, as deputetët, por shqiptarët, familjarët,”-ka thënë Kryemadhi.

Kryetarja e LSI,  foli dhe për seancën e djeshme parlamentare ku maxhroanca rrëzoi amendamentet e opozitës për vettingun në politikë.

Nuk mund të shkëputet institucionet e shtetit nga krimi dhe nga bandat nëse nuk do të bëjnë Vetting. Edi Rama dje kishte frikë nga Vettingu, dhe përveçse kishte frikë nga Vettingu tregonte dhe dobësinë e tij dhe dashurinë e tij të pamasë ndaj krimit, ndaj drogës dhe ndaj korrupsionit, deklaroi Kryemadhit.

Ajo u ndal dhe tek situata me studentët. Kryemadhi tha se Edi Rama nuk pranon tarifat e studentëve, sepse e gjithë paketave e zgjidhjes së problemeve të studentëve është 100 milion euro.

Edi Rama u fal me qindra miliona euro, pesë apo 10 vetave oligarkë, të cilët nuk ja kanë paguar këto para buxhetit të shtetit. 1/3 e këtyre faljeve që u bën Edi Rama këtyre 10 vetave, 1/3 e këtyre parave dalin dhe teprojnë që studentët shqiptarë të jetojnë si të gjithë studentët e tjerë europian në të gjithë Europën. Por Edi Ramës nuk i dhimbsen shqiptarët, sepse po të dhimbseshin shqiptarët sot ne nuk do të ishim populli më i varfër në Europë”, deklaroi Kryemadhi.

Takim me strukturat e LSI-së Elbasan

Takim me strukturat e LSI-së Elbasan

Publiée par Monika Kryemadhi sur Samedi 22 décembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY