VIDEO/Shehi në Parlament: Këtu kanë hyrë e kanë dalë shumë, para mund...

VIDEO/Shehi në Parlament: Këtu kanë hyrë e kanë dalë shumë, para mund të kenë, por fytyrë nuk kanë më

383
0
Shares

Seanca Parlamentare e ditës së sotme, pati tensione, replika dhe diskutime.

Edhe kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka diskutuar për disa çështje të ndryshme, lidhur me besimin tek politika.

Ai duke argumentuar se pse Vettingu është me rëndësi, u shpreh se shumë nga personat që ndodhen në sallë janë kanë vjedhur dhe secili duhet të mbajë përgjegjësi për pjesën e tij.

Kështu që dhe ne kemi ardhur me këtë propozim sepse rrethanat janë specifike, duhen masa specifike. Situata është e jashtëzakonshme në qoftë se do ta përcaktonim në këtë mënyrë dhe duhen disa masa të jashtëzakonshme. këtë po kërkojmë ne, asgjë të çuditshme, asgjë që ka ndodhur më përpara. Ky propozim tani a është i mirë, apo është i keq. Unë gjykoj që është i mirë, në qëllimin e vet. E dyta, a është i mjaftueshëm do plotësuar? Hajde e plotësojmë. A është puro juridik e kushtetues, mundet jo. Është politik, absolutisht politik dhe vetëm politik është pse në këtë sallë jemi për të marrë vendime politike. Kanë hyrë e kanë dalë shumë në këtë sallë, dhe dot i kemi cepave të Tiranës të fshehur. Pará mund të kenë, por fytyrë nuk kanë më”, tha Shehi.

Gjithashtu ai u ndal dhe tek deklaratat e Berishës për armët, duke e quajtur një deklaratë ‘pasioni’ dhe se duhet të rrinë të qetë.

LIVE – Dashamir Shehi nga Kuvendi i Shqipërisë.

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Vendredi 21 décembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY