Shkarkohet një tjetër kryetar gjykate

Shkarkohet një tjetër kryetar gjykate

219
0
Shares

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra kreun e Gjykatës së Korçës, Admir Belishta. Ai doli para dy ditësh para Komisionit të Kualifikimit teksa u theksua  se ka kryer fshehje të pasurisë dhe ka bërë deklarim të rremë.

Pas verifikimeve të kryera rezultoi se kishte mospërputhje mes pasurisë dhe kishte bërë deklarim të rremë. ILDKPI raportoi tek  Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për problemet  e gjyqtarit Admir Belishta.

Trupi gjykues i përbërë nga Olsi Komici, Lulzim Hamitaj dhe Genta Tafa vendosi të shkarkonte Belishtën pas problemeve të diktuara në pastërtinë e figurës dhe atë të pasurisë.

Kreu i Gjykatës së Korçës  rezultoi se nuk ka deklaruar burimin e ligjshëm për blerjen e mobilimin e një apartamenti 107 metra në Korçë në vitin 2009, vlera e të cilit  përllogaritet  në  6 milionë lekë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY