S’është dialog”/ Studentët braktisin takimin. Rama: Kujdes edukatën

S’është dialog”/ Studentët braktisin takimin. Rama: Kujdes edukatën

149
0
Shares

Episodi i braktisjes së takimit me Ramën, është përsëritur edhe nga studentët e Universitetit Politeknik në Tiranë.

Pasi mori fjalën një studente e fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, iu ankua kreut të qeverisë se kërkon të bëjë vetëm monolog dhe jo të dialogojë.

Studentja: Kush fjalë konsiderohen ofenduese për ju. Zhvatje me vetëdije, sipas jush është ofenduese?

Rama: Skandaloze

Studentja: Pse? Sepse ajo po bëhet realisht.

Rama: S’ta shpjegoj dot.

Studentja: Unë e kuptoj, dhe mbrëmë nuk më dhatë përgjigje

Rama: Rrezik pasi më ke shkruar atë fjalë të kam thënë që…

Studentja: Jo ta them unë çfarë me keni thënë, “gjatë gjithë këtyre ditëve jeni treguar në një nivel shumë të lartë dembelash mendorë”.

Rama: S’është fjalia ime kjo.

Studentja: Është fjalia juaj (tregon celularin). Më keni marrë në telefon në orën 10:30, të mbaroj unë pastaj fol ti. Se kështu po ja bën të gjithëve. “Ti dhe kushdo që mendon si ti mua më merr të keqen për zhvatjen me vetëdije”

Rama: Ekzakt, tani po.

Studentja: Më fal, ça jemi ne për ju, ça jemi, lolo të qeverisë?

Rama: Qetësohu. Unë i respektoj të gjithë ata që mua më shkruajnë.

Studentja: Nuk respekton asnjë z.Rama.

Rama: Prit moj, ta shpegoj

Studentja: Jo. S’ke çfarë më shpjegon. Ju nuk doni dialog, doni monolog me veten. Nuk na bleni dot siç keni blerë 1000 FRESSH-ista. Zërin tonë do e dëgjoni. Nuk na ulni dot. Ju nuk doni të dëgjoni, vetëm të flisni vet. Kush do të dëgjojë monolog le të rrijë këtu. Ne po largohemi.

Një grup studentësh u larguan nga takimi, ndërkohë Rama kritikoi sërish sjelljen e tyre.

“Hajde shëndet, po kujdes edukatën, jam shumë i shqetësuar,” tha ai

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY