Padia Balla-Basha, vendimi do të jepet në 14 janar

Padia Balla-Basha, vendimi do të jepet në 14 janar

57
0
Shares

Vendimi për padinë mes kreut demokrat Lulzim Basha dhe deputetit Tauland Balla pritet të jepet në janar të vitit që vjen. Gjykata e Tiranës i ka dhënë fund shqyrtimit gjyqësor, duke administruar provat e paraqitura nga palët.

Gjykata e Tiranës i ka dhënë fund shqyrtimit të padisë mes kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe deputetit socialist Taulant Balla.

Gjyqtari i çështjes, Gert Hoxha, në seancën e kësaj radhe vendosi adminstrimin e provave të paraqitura nga të dyja palët, kryesisht CD me deklarimet e kreut demokrat dhe ka ftuar palët për të paraqitur konkluzionet përfundimtare.

Seanca e radhës u la për në 14 janar, ku palët do të paraqesin qëndrimet përfundimtare dhe më pas gjykata do të japë verdiktin.

Por nëse hyn në fuqi amnistia e propozuar nga qeveria mund të bëjë që edhe kjo çështje të pushohet.

Padia është bërë nga deputeti Balla, i cili akuzon kreun demokrat për shpifje të bërë botërisht dhe kërkon dënimin e tij.

Padia ka të bëjë me deklaratat e Bashës në lidhje me sasinë e 3.5 milion eurove të gjetura në portin e Durrësit, për të cilat kreu demokrat akuzoi se kanë lidhje me deputetin Balla.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY