Basha lajmëron skandalin e radhës tek Unaza e re: Deri pasnesër do...

Basha lajmëron skandalin e radhës tek Unaza e re: Deri pasnesër do dalin emra dhe…

301
0
Shares

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë sot i ftuar në emisionin “5 pyetjet” nga Ilir Babaramo në Report Tv, teksa ka folur për protestën e studentëve, tregoi se  tek Unaza e re do të plas një skandal i radhës.

Basha tha se  deri pasnesër do të dalin emri dhe mbiemra të eksponentëve të krimit, që janë përfshirë në këtë aferë.

Pjesë nga intervista:

Rama shpenzon për luksin e tij në kryeministri dhe lë konviktet në gjendje të mjerueshme.

Ju si do ta bëni?

Ne kemi një plan të qartë.

Plani i studentë janë 8 pikat?

Në i mbështesim këto 8 pikat dhe protestën e tyre. Dyfishimin e buxhetit për arsimin të lartë, së pari do të sjellë dy gjëra në raport me tarifat.

Por mos ndodh që të shkoni tek kjo që është tani, se të njëjtin njerëz kanë qenë dhe me ju?

Jo nuk është e vërtetë. Është shumë e thjeshtë që të thoni jemi njësoj, por nuk është kështu. Ne kemi denoncuar këtë ligj prej tre vitesh.

Por universiteti ka një kosto…

Po u bëj një paralele mes universitet dhe Unazës së re. Tek Unaza po bëhet një vjedhje tjetër, pasi Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë ndryshuar planin urbanistik, për të ndërtuar aty pallate dhe për të pastruar paratë e krimit. Eksponentët të krimit të organizuar, me emër dhe mbi emër. Nesër maksimumi pasnesër do të plas një skandal i madh. Në këto moment të po flasim po falsifikojnë lekët por nuk kanë nga shpëtojnë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY