FOTO/Në mbështetje të studentëve, maturantët bojkotojnë mësimin

FOTO/Në mbështetje të studentëve, maturantët bojkotojnë mësimin

181
0
Shares
Maturante të Sami Frashërit

Dita e gjashtë e protestës së studentëve pritet të jetë një më ndër të mëdhajat. Ashtu si studentët lajmëruan një ditë më parë, protestës së tyre do ti bashkohen dhe gjimnazistët.

Në disa foto të cilat i kanë publikuar vetë maturantët, ata kanë braktisur bankat e shkollës për të protestuar për një arsim cilësor dhe për të kërkuar plotësimin e kërkesave.

Janë gjimnazet më të dëgjuara në kryeqytet: Petro Nini Luarasi, Ismail Qemali dhe Qemal Stafa të cilët deri më tani kanë dalë dhe po marshojnë në rrugë.

Gjithashtu në një foto tjetër, duken dhe bankat e braktisura në gjimnazin ’28 Nëntori’ në Shkodër.

Ndërkohë studentët bashkë me gjimnazistë janë mbledhur dhe në Korçë, Elbasan, Durrës për të protestuar.

Mësohet gjithashtu se ka nisur grumbullimi i studentëve, të cilët fillimisht do të bllokojnë pikat kryesore të rrugëve, në mënyrë që të dëgjohen kërkesat e tyre dhe pastaj pritet te bashkohen të gjithë tek Ministria e Arsimit.

Fotot e mëposhtme të marra nga studentët:

Sarande
Gjimnazi Qemal Stafa
Elbasan
Maturantët e Sami Frasherit
Gjimanzi 28 Nentori Shkoder

Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY