‘Sot është dita jote kampion’ Julian Deda bën dedikim prekës djalit të...

‘Sot është dita jote kampion’ Julian Deda bën dedikim prekës djalit të tij

165
0
Shares

Sot në familjen e aktorit të humorit Julian Deda festohet 10-vjetori i lindjes së djalit të tij.

Dhe me këtë rast aktori ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një urim Mateon ku i thotë fjalë zemre.

POSTIMI I JULIT NE INSTAGRAM:

Sot është dita jote kampion. Ti Mateo nuk e mban mend se çfarë ndodhi 10 vjet më përpara, s’ka gjë e mbajmë mend unë dhe sidomos mami. Na u bë një dhuratë hyjnore. Erdhe ti. Jo vetëm kaq, por ne dimë çdo detaj, çdo gjë që ke bërë deri sot, jo sepse kemi memorie të mirë, por sepse ti je protagonisti që na pushtove mendjen dhe zemrat duke mos lënë kala pa na marrë nga brenda. Na mbushe familjen. Na zbukurove jetën. U rrite kampion. E kuptoj çdo ditë, nga mënyra si flet, si e percepton jetën dhe si reagon, e kuptova sidomos sot, kur të dëgjova duke bërtitur nëpër shtëpi: ‘O baaa, ku është xheli i flokëve’. U bëfsh 100 vjeç shoku im më i mirë. Të kam jetë e frymëzim. Të dua pafund”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY